Në prag të zgjedhjeve lokale, sot zyrtarisht fillon vëzhgimi nga misioni i OSBE/ODIHR-së, pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje njëzëri miratoi kërkesat për akreditim të 14 vëzhguesve ndërkombëtarë, transmeton TV21. Shtesë, anëtarët e Komisionit miratuan ndryshimet dhe plotësimet e vendimit për regjistrin e radiodifuzerëve, mediave të shtypura dhe elektronike, si dhe portaleve të internetit që do t’i mbulojnë zgjedhjet. Në seancë u shqyrtuan edhe 34 kërkesa për përjashtimin e kryetarëve, zëvendëskryetarëve dhe anëtarëve të Komisioneve komunale zgjedhore, ndërsa në vend të tyre u emëruan persona të rinj. Zgjedhjet loka janë caktuar për më 19 tetor.
