Javën e ardhshme do të rikthehet Liga e Kampionëve dhe menjëherë “bastexhinjtë” kanë nisur të japin kuotat e para për ekipet favorite. Sipas superkompjuterit të “Opta”-s, i cili ekzekutoi 10,000 simulime, favoriti kryesor për të ngritur titullin e Ligës së Kampionëve 2025-26 është Liverpulli.
Kampionët në fuqi të Anglisë kanë patur një merkato të mirë transferimesh, duke shpenzuar mbi 300 milionë euro. Pas “The Reds”, që kuotohen me 20.4% shanse për të fituarLigën e Kampionëve, renditet një klub tjetër anglez, ajo e Arsenalit (16%).
Kampionët në fuqi në Francë, PSZH janë në vendin e tretë (12.4%), përpara Man. Sitit dhe Barcelonës (të dyja 8.4%), ndërsa Çellsi është i shtati, përpara Real Madrid. Interi dhe Njukasëll (me nga 3%) plotësojnë 10 vendet e para.
Këto janë vetëm shifra të diskutueshme, pasi, në fund të fundit, fusha do të flasë gjithmonë vetë, për të treguar nëse superkompjuteri ishte i saktë apo jo.
The post Liga e Kampionëve, mësohen favoritët kryesor sipas superkompjuterit appeared first on Alsat.
