Arsenal mposhti 5-1 Bolton në carabao Cup, sukses që erdhi falë talenteve që u akticizuan nga trajnerui Mikel Arteta. Mbi të gjithë spikati mesfushori 17-vjecar Ethan Nwaneri, shënues i dy golave, por edhe portieri Jack Porter, 18 vjec.
Ky i fundit vendosi edhe rekordin e portierit më të mirë në moshë që ka luajtur ndonjëherë për skuadrën e Arsenal. Trajneri spanjoll ka komentuar kështu paraqitjen e taleneteve që po rriten tek Arsenal.
“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur me ta, sidomos kur shënoi Nwaneri. Performanca e këtyre të rinjve ishte shumë e mirë, janë të tmerrshëm. Ky ishte një tjetër hap përpara për të gjithë këta të rinj, jo vetëm për Nwaneri
“Kjo ndeshje dhe lojë që ata bënë ishte një hap i madh për ta, pasi e shfrytëzuan mjaft mirë mundësinë. Këta të rinj janë pjesë e ekipit tonë, janë bashkuar me skuadrën e parë dhe do të luajnë sa herë e meritojnë”, tha Arteta.
The post Arsenal shkëlqen edhe me adoleshentët, Arteta: Ata të rinj janë të tmerrshëm appeared first on Telesport.
