Oleksandr Usyk mund të jetë serioz në lidhje me ndërrimin e dorezave të boksit me doreza MMA, për t’u ndeshur me yllin e mediave sociale Xhejk Poll, në një garë të arteve marciale të përziera.
Usyk iu drejtua Poll-it në platformën “X”, duke shkruar: “Së shpejti, do ta mbyll librin mbi boksin dhe pas kësaj, do të të pres në kafaz. Le të shohim nëse ke guximin për ta bërë apo thjesht një etje për reklamë.”
Në korrik, Usyk fitoi revanshin ndaj Daniel Dubois për t’u bërë kampioni i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë në boks për herë të dytë. Pas asaj fitoreje me KO në “Uembli”, Usyk në fakt u përball me Poll në ring.
Ekipet e tyre kanë zhvilluar diskutime rreth një përplasjeje në MMA. Usyk, i cili ka qenë i padiskutueshëm në peshën “light heavyweight” dhe të rëndë, do të përpiqet ta mbyllë karrierën e tij në boks i pamposhtur.
“Tani për tani, ekipi ynë po shqyrton mundësi të reja dhe një vend emocionues për të organizuar një tjetër ndeshje për kampionatin botëror të padiskutueshëm”, thanë menaxherët e Usyk.
The post Usyk: Pas boksit radha e kafazit, të shohim Xhejk Poll a ka guxim të vjen aty appeared first on Alsat.
