Harri Kejn shkruan histori me Bajern Munihun. Me dopietën në fitoren 4-0 ndaj Verder Bremen, sulmuesi anglez rrumbullakosi 100 gola me fanellën e gjigantëve bavarezë.

Kësisoji, kapiteni i “Tre Luanëve” u bë lojtari që e arrin më shpejt këtë shifër golash në shekullin e 21-të, referuar pesë ligave (kampionateve) kryesore europiane.

Rekordi qëndron në faktin se i rrumbullakosi 100 golat bavarezë në vetëm 104 ndeshje të luajtura në total. Kjo do të thotë se Harri Kejn iu deshën më pak ndeshje se Kristiano Ronaldos (105 ndeshje me Real Madridin) dhe Erling Haaland (105 ndeshje me Man. Siti) për t’u bërë “një shekull” si golashënues i gjigantëve bavarezë.

Për t’u veçuar: Harri Kejn tashmë ka konvertuar 6 PENALLTI në gol, këtë sezon për Bajernin dhe ka rrumbullakosur 100 gola me gjigantët bavarezë, por këtu janë edhe 29 asiste.

The post Kejn shkruan histori te Bajerni, kalon Ronaldon dhe Haland appeared first on Alsat.