Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, shënoi golin e tij të parë të sezonit në ndeshjen e pestë të kampionatit, duke thyer barazimin kundër Kaliarit dhe duke vazhduar traditën e jashtëzakonshme, 12 gola në 12 ndeshje ndaj këtij rivali.

Me këtë realizim, sulmuesi argjentinas arriti kuotën e 117 golave me fanellën zikaltër, duke kaluar një ikonë të klubit si Sandro Mazola (116). ‘El Toro’ tani renditet i pesti në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Interit.

Në horizont, Lautaro ka emra të tjerë legjendarë: Alesandro Altobelli (128), Ishtvan Nyers (133), Benito Lorenzi (138), ndërsa rekordi absolut i Xhiuxepe Meaza-s me 197 gola mbetet ende i paprekshëm

Kapiteni zikaltër jo vetëm që po udhëheq skuadrën me gola të rëndësishëm, por gjithashtu po forcon statusin e tij si një nga figurat më të mëdha në historinë moderne të Interit.

The post Lautaro Martinez, tani i pesti në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Interit appeared first on Alsat.