Derbi i Madridit ishte tronditës për Real-in, me skuadrën e Alonso-s që mund 5-2 nga Atletico.
Një rezultat i befasishëm që do të mbetet në histori jo vetëm për shkak të dominimit të treguar nga colchoneros, por edhe për tensionet e krijuara në fushën e lojës.
Në veçanti, Koke duket se ka gjetur mënyrën e duhur për të destabilizuar Vinicius Junior.
Në programin e të hënës në Movistar kanë shfaqur imazhet e përballjes verbale mes dy lojtarëve. Braziliani është vënë në shënjestër nga Koke, i cili duket se ka prekur telat e duhur për ta bërë nervoz.
“Mbappe po të vjedh vëmendjen. Është më i mirë se ty”, i ka thënë mesfushori i Atletico-s Vinit.
Megjithatë, brazilianit nuk e ka dhënë veten dhe ka reaguar duke i thënë Le Normand-it, duke injoruar Koke-n: “Sa herë që i përgjigjem, ai (Koke) shkon e qan para gazetarëve, gjithmonë”.
Ky është derbi që nuk u pa në ekran, një sfidë brenda sfidës siç ndodh shpesh në ndeshjet e mëdha që luhen edhe në nivel psikologjik para se të luhen në fushë.
The post “Është më i mirë se ty”, provokimi që Koke i bërë Vini-t në derbi (Video) appeared first on Telesport.