Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot për në Champions League. Në Kazakhstan, Real Madrid ka fituar 0-3 në transfertë ndaj debutuesve të këtij sezoni, Kairat Almaty.

Në minutën e 24-të, Franco Mastantuono, pengohet në zonë nga portieri vendas, Kalmyrza, arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Kylian Mbappe tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon madrilenët në avantazh.

Pjesa e parë mbyllet 0-1 për madrilenët. Në fillim të pjesës së dytë, Mbappe dyfishon shifrat pas një topi të gjatë të marrë nga Thibaut Courtois dhe duke zënë në befasi vendasit, francezi dërgon topin në rrjetë.

Në minutën e 73-të, Rodrygo i sapo futur në fushë bën gjithçka bukur dhe pasi kalon me radhë disa mbrojtës, pason për Arda Guler, ky i fundit me një prekje të lehtë asiston për Mbappe, francezi shënon hat-trick.

Në minutën e 82-të, Eduardo Camavinga, pasi kishte vetë një minutë në fushë dhe falë një kombinimi fantastik me Rodryog-n, mesfushori francez shënon me kokë. Në fund fare pati kohë edhe për golin e pestë nga Brahim Diaz. Real Madrid fiton 0-5 dhe kryeson me 6 pikë të plota pas dy ndeshjeve të para.

SHIKOGOLAT

Në “Bergamo”, Atalanta ka fituar me përmbysje 2-1 ndaj Club Brugge. Belgët gjetën avantazhin në minutën e 38-të, ku Christos Tzolis shënoi me një goditje shumë të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas një topi të humbur nga kapiteni, Marten de Roon. Përmbysja e bergamaskëve erdhi në 15 minutat e fundit. Në minutën e 75-të, Pasalic pengohet në zonë nga portieri kundërshtar, Lazar Samardzic nuk gabon nga 11-metrat. Në minutën e 86-të, Samardzic kroson nga këndi, Mario Pasalic dërgoi me kokë topin në rrjetë. Atalanta fiton 2-1 dhe merr fitoren e parë për këtë sezon në Champions League.

SHIKOGOLAT

The post Mbappe fantastik, Reali fiton me “manita”. Atalanta bën përmbysjen e madhe (video) appeared first on Telesport.