Një natë jo e mirë sonte për ekipet angleze në Champions League. Liverpool është mundur 1-0 nga Galatasaray në Stamboll. Në minutën e 15-të, Yilmaz pengohet në zonë nga Dominik Szoboszlai, arbitri jep penallti. Victor Osimhen me një qetësi të frikshme nuk gabon përballë Alisson dhe dërgon topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë, Alisson dëmtohet dhë në vend të brazilianit futet portieri gjerogjian Giorgi Mamardashvili. Për Alisson dukej një dëmtim serioz, por do mësohet më vonë shkalla e dëmtimit. Në minutën e 88-të, arbitri kryesor i takimit Clement Turpin dha penallti për Liverpool-in, pas një ndërhyrjeje të ashpër të Wilfried Singo, por pas ndërhyrjes së VAR-it dhe pasi pa pamjet në ekran, arbitri francez u tërhoq dhe anulloi penalltinë e dhënë për anglezët. Rezultati final, 1-0 për Galatasaray-in.. SHIKOGOLAT

Bodo/Glimt ka marrë pikën e parë në fazën e grupeve në Champions League. Norvegjezët kanë barazuar në shtëpi 2-2 ndaj Tottenham. Kasper Hogh humbi shansin të kalonte Bodo/Glimt në avantazh në pjesën e parë, por sulmuesi danez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll 0-0, të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Jens Hauge, ish-lojtari i Milanit shënoi dy herë për vendasit në minutat 53′, 66′, njëri gol më i bukur se tjetri. Në minutën e 68-të, Micky van de Ven ngushton shifrat për Tottenham. Mbrojtësi holandez shënon me kokë pas krosimit të Pedro Porro. Në minutat shtesë, Tottenham do të barazonte shifrat 2-2 falë autogolit të Gundersen. SHIKOGOLAT

Chelsea ka fituar 1-0 në “Stamford Bridge” ndaj Benfica, falë një autogoli të Richard Rios, pas një topi të futur në zonë nga Garnacho në minutën e 18-të. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. SHIKOGOLIN

The post Liverpool “digjet” në Stamboll, Chelsea fiton falë një autogoli. Tottenham shpëton në fund (video) appeared first on Telesport.