Hansi Flick foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së madhe të Champions League mes Barcelonës dhe PSG-së: “Nuk do të jetë e lehtë, ata presojnë shumë dhe dinë të dominojnë me topin. Duhet të luajmë në nivel maksimal që nga fillimi. Ky është Champions-i”.
Për Lamine Yamal, i kthyer nga dëmtimi me një asist ndaj Real Sociedad: “Përcaktimi ‘super, super’ nuk më pëlqen. Është i jashtëzakonshëm, por ka edhe lojtarë të tjerë po aq të mëdhenj. Është 18 vjeç dhe duhet të fokusohet tek impenjimi. Për të ngjitur një ose dy shkallë më lart duhet punë e madhe, talenti nuk mjafton. Nuk është vetëm loja me topin, por edhe mbrojtja. Këtë e presim nga të gjithë”.
Mbi Szczesny, që zëvendëson Joan García e operuar në gju: “Është lojtar i Barcelonës, ndihet gati. Kemi fituar tre tituj me të, është mëse i gatshëm”.
Pedri nuk fshihet: Janë të dyja favorite, por duam hakmarrje ndaj PSG-së
The post Flick: Me Szczesny fituam tre trofe. Yamal? Vetëm talenti nuk mjafton… appeared first on Telesport.