Në Hajde Flasim në TV21, kandidati i AKI-së për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani tha se prioritet do të jetë infrastruktura dhe rritja e cilësisë në arsim. Siç tha Ramadani, në dy vitet e para të qeverisjes do të ketë ekip që do të detektojë nevojat e qytetarëve për ujë të pijshëm, kanalizim dhe rrugë dhe paralel me këtë, siç potencoi ai, do të punohet për çështjet e arsimit, konkretisht rritja e cilësisë.

“Ne kemi bërë një target që në dy vitet e para të formojmë një ekipe që do të detektojë nevojat emergjente të qytetarëve, konkretisht furnizimi me ujë të pijshëm, më kanalizim dhe rregullim të rrugëve lokale të vendbanimeve, por nga ana tjetër, paralelisht ne të punojmë për ta ngritur standardin e qytetarëve të Sarajit. Një nga pikat kryesore dhe fokusi im do të jetë çështja e arsimit, konkretisht ngritjen e cilësisë në arsim dhe paralelisht investime në infrastrukturën arsimore”, tha Blerant Ramadani.