Kryetari i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj nuk e fitoi lirinë edhe me vendim të Gjykatës së Lartë. Ekipi ligjor i tij goditi me rekurs vendimin e Gjykatës së Apelit, që Veliajn e la në qeli edhe me argumentin se me mbylljen e hetimeve ai nuk paraqet rrezik për të ndryshuar provat.
Apeli i Posaçëm arsyetoi se “sa më i fuqishëm ose i lidhur të jetë personi aq më i madh konsiderohet potenciali i tij për të minuar hetimin ose për të ushtruar trysni të papërshtatshme”.
Nga ana tjetër mundësitë financiare të të pandehurit, Veliaj janë të mjaftueshme thotë gjykata që ai të largohet nga vendi. Kjo gjithashtu përbëu një arsye sipas Apelit që ai të qëndronte në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhet prej 11 shkurtit.
Duket se edhe për Gjykatën e Lartë, argumentet e Shkallës së Dytë të Posaçme janë të mjaftueshme që ndaj kreut të shkarkuar të bashkisë Tiranë të mos lejohet rifitimi i lirisë./vizionplus.tv