Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka publikuar listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy ndeshjet e muajit tetor, sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe miqësoren ndaj Jordanisë.
Braziliani kuqezi ka thirrur 25 lojtarë dhe risia e vetme është futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Klisman Cake. Qendërmbrojtësi ka qenë më parë pjesë e kombëtares U-21 dhe pas paraqitjeve të mira me Shkëndijën, ku arritën edhe kualifikimin historik në “Conference League”, e ka bindur trajnerin Sylvinho për ta ftuar në kombëtare.
Lista e plotë
Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani
Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku
Grumbullimi i kombëtares nis të hënën, më 6 tetor, në Tiranë, ku kuqezinjtë do të përgatiten fillimisht për sfidën kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Serbisë, e cila do të luhet më 11 tetor në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45. Ndeshja miqësore Shqipëri – Jordani, do të zhvillohet më 14 tetor, në “Air Albania”, në 19:00.
The post Befason Sylvinho, fton mbrojtësin e Shkëndijës së Tetovës. Publikon listën për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Jordanisë appeared first on Telesport.