Xabi Alonso mori lajme të këqija pas fitores 3-1 ndaj Villarreal-it në “Santiago Bernabeu”, aty ku mbrëmë ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Dy lojtarë të Los Blancos, Kylian Mbappe dhe Franco Mastantuono, pësuan dëmtime, shkalla e të cilave ende nuk dihet me siguri të plotë.

“Kylian kishte shqetësime në kyçin e këmbës dhe do ta ndjekim me kujdes. Franco ndien ngarkesë muskulare në kofshë, por të dy do të luajnë me kombëtaret”.

The post Real Madrid merr dy lajme dëmtimesh pas fitores, por… udhëtojnë me kombëtaret appeared first on Telesport.