Komiteti i Arbitrimit i Federatës së Futbollit të Maqedonisë njofton se vendimi i marrë në minutën e 51-të të ndeshjes midis Vardarit dhe Struga Trim Lumit, i luajtur në kuadër të xhiros së 9-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë, është i saktë.

Pas shqyrtimit të pamjeve filmike, u konfirmua se pas krosimit nga Manevski, mbrojtësi i Struga Trim Lum, Ilievski luajti me dorë në zonën e tij të penalltisë, pas së cilës gjyqtari kryesor, me ndihmën e teknologjisë “VAR”, akordoi saktë një goditje penalltie në favor të ekipit vendas.

Komiteti i Arbitrimit konfirmon korrektësinë e vendimit, i cili është në përputhje të plotë me rregullat e lojës dhe protokollin e VAR-it.

The post Komiteti i Arbitrit: Vendim i saktë nga ekipi i VAR -it në ndeshjen Vardari – Struga TL appeared first on Alsat.