Ylli brazilian i Real Madridit, Rodrygo, ka zbuluar se ishte shumë pranë nënshkrimit me Barcelonën përpara se të bashkohej me “Los Blancos”. Në një intervistë për Diario AS, ai tregoi se gjithçka ishte gati me klubin katalanas, por ndryshoi mendje në momentin e fundit.

 

“Para se të nënshkruaja për Real Madridin, gjithçka ishte bërë tashmë dhe unë kisha nënshkruar për Barçën. Është e vërtetë. Por babai im më tha që Real Madridi na kishte telefonuar dhe duhej të zgjidhja. Për mua, ishte shumë e lehtë. E dija çfarë doja dhe cila ishte ëndrra ime. As nuk hezitova. Dhe ja ku jam”, tha Rodrygo.

 

“Isha te Santos dhe fillova të luaja mirë. Barça erdhi për mua dhe gjithmonë kam thënë se është një klub i shkëlqyer dhe kam shumë respekt për ta. Por Real Madridi ishte ëndrra ime dhe vendimi im ishte i lehtë për t’u marrë. Nuk mund të prisja më gjatë për Real Madridin dhe kur erdhi koha, e bëmë në mënyrën e duhur.”

 

Rodrygo u transferua në Santiago Bernabeu në vitin 2019 për një shumë prej rreth 45 milionë eurosh. Që atëherë, ai është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit, duke ndihmuar klubin të fitojë tre tituj të La Ligës, dy trofe të Ligës së Kampionëve dhe disa kupa të tjera.

The post Rodrigo: Firmosa me Barcelonë, por pastaj… appeared first on Alsat.