Tyson Fury synon të kthehet në sport në vitin 2026, lajm që është konfirmuar nga promotori Frank Warren. Britaniku ka qenë dy herë kampion bote në peshën e rëndë, kur fitoi tituj të unifikuar kundër Wladimir Klitschko në vitin 2015 dhe mposhti Deontay Wilder në vitin 2020.

Por, vitin e kaluar ai humbi dy herë ndaj kampionit aktual të padiskutueshëm të botës në peshat e rënda, Oleksandr Usyk dhe në fillim të vitit 2025 njoftoi se do të tërhiqej nga boksi. Fury ka qëndruar larg sportit këtë vit, por promotori Frank Warren ka zbuluar se ish-boksieri shpreson të duelojë përsëri.

Kemi pasur disa biseda rreth kësaj, të cilat unë nuk i kisha bërë për një kohë të gjatë. Kemi pasur disa dhe ai ka lënë të kuptohet se dëshiron të duelojë vitin e ardhshëm“, tha Warren.

Ai nuk do të ndeshet këtë vit, për arsye të qarta, me atë që ka bërë. Gjithsesi, ai ka lënë të kuptohet se do të donte ta bënte këtë dhe mendoj se do ta rishikojmë këtë para fundit të vitit dhe do të shohim se ku do të shkojmë”, shtoi Warren.

Një ndeshje e madhe që ka qenë gjithmonë e lidhur me emrin e Fury është mundësia e boksimit më në fund me rivalin e tij të madh britanik Anthony Joshua. Duke spekuluar mbi kundërshtarët e mundshëm për Fury-n në vitin 2026, Warren tha: “Më i mundshmi është Joshua sepse të gjithë donin ta shihnin atë përballje”.

Më tej, ai shtoi: “Të them të drejtën, gjithçka ka të bëjë me paratë. Për këtë bëhet fjalë. Këta djem, në këtë fazë të karrierës së tyre dhe në këtë fazë të jetës së tyre, është e vështirë. Kur plakesh, është e vështirë. Je në palestër, punon shumë. Për ta bërë këtë, duhet të stimulohesh”.

Ajo që i stimulon boksierët profesionistë është paraja, prandaj janë profesionistë”, tha Warren, që shtoi se Fury do të motivohej edhe nga perspektiva e një trilogjie me Usyk. Ukrainasi mbetet i vetmi kundërshtar profesionist që e ka mposhtur briktanikun.

Warren pajtohet se një ndeshje e tretë me Usyk do t’i pëlqente Fury. “Duelet me Usyk ishin ndeshje cilësore, vërtet të mira dhe ishin të ngushta në rezultat. Nuk më intereson çfarë thotë të tjerët, ishin duelet shumë të mira”, tha Warren.

Nëse ai dëshiron të luftojë do ta ndihmoj. Do të doja shumë ta shihja përsëri në ring, por çfarëdo që të bëjë, duhet të jetë i lumtur”, deklaroi promotori anglez.

The post Promotori i Fury konfirmon: Tyson në ring vitin tjetër, paraja stimulon të gjithë boksierët, ja dy opsionet appeared first on Telesport.