
Shporta minimale sindikale në RMV për muajin tetor ka arritur në 65.544 denarë, që në krahasim me muajin shtator është rritur për 467 denarë, tregojnë të dhënat e publikuara nga Lidhja e Sindikatave të RMV-së. Sipas këtyre të dhënave rritje më e madhe është regjistruar tek shpenzimet për ushqim dhe pije, të cilat në tetor arritën në 23.772 denarë, ose 378 denarë më shumë se në muajin paraprak.
LIDHJA E SINDIKATAVE TË RMV-SË
“Nëse në llogaritje përfshihet edhe kostoja e qirasë së një apartamenti prej 60 metrash katrorë, vlera totale e shportës minimale sindikale për tetor arrin në 80.919 denarë. LSM parShporta minimale sindikale në RMV për muajin tetor ka arritur në 65.544 denarë, që në krahasim me muajin shtator është rritur për 467 denarë, tregojnë të dhënat e publikuara nga Lidhja e Sindikatave të RMV-së. Sipas këtyre të dhënave rritje më e madhe është regjistruar tek shpenzimet për ushqim dhe pije, të cilat në tetor arritën në 23.772 denarë, ose 378 denarë më shumë se në muajin paraprak.
LIDHJA E SINDIKATAVE TË RMV-SË
“Nëse në llogaritje përfshihet edhe kostoja e qirasë së një apartamenti prej 60 metrash katrorë, vlera totale e shportës minimale sindikale për tetor arrin në 80.919 denarë. LSM paralajmëron se rritja e vazhdueshme e kostos së jetesës po e bën situatën e familjeve punëtore më të vështirë, veçanërisht duke pasur parasysh se paga mesatare ende nuk siguron një standard të mirë jetese”.
LSM-ja bën apel edhe një herë për nevojën e harmonizimit të pagave me koston reale të jetesës, me qëllim siç thonë ata sigurimin e një jete dinjitoze për të gjithë punëtorët dhe familjet e tyre.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/alajmëron se rritja e vazhdueshme e kostos së jetesës po e bën situatën e familjeve punëtore më të vështirë, veçanërisht duke pasur parasysh se paga mesatare ende nuk siguron një standard të mirë jetese”.
LSM-ja bën apel edhe një herë për nevojën e harmonizimit të pagave me koston reale të jetesës, me qëllim siç thonë ata sigurimin e një jete dinjitoze për të gjithë punëtorët dhe familjet e tyre./shenja