Jannik Sinner po e mbyll vitin 2025 me një tjetër sukses spektakolar, këtë herë në turneun luksoz “Six Kings Slam” në Riad të Arabisë Saudite, ku mposhti rivalin e tij Carlos Alcaraz në finalen me rezultat 2-6, 4-6.
Fitorja nuk i solli vetëm një çek të majmë, por edhe një raketë të artë me vlerë 250 mijë euro, e punuar tërësisht nga ari i pastër – një dhuratë simbolike që një vit më parë i ishte dhënë Rafael Nadalit. Çmimin ia dorëzoi Turki Al Sheikh, ministri i argëtimit në Arabinë Saudite dhe ish-pronar i klubit Almeria.
Në total, Sinner ka përfituar 7.5 milionë dollarë nga ky turne – 1.5 milionë për pjesëmarrje dhe plot 6 milionë për triumfin final. Duke përfshirë edhe fitimet e tjera të sezonit në garat e ATP-së, ku kishte grumbulluar mbi 12 milionë dollarë, italiani arrin tashmë shifrën marramendëse prej 20 milionë dollarësh vetëm për vitin 2025.
The post Fitoret “stratosferike” të tenistit italian në Arabinë Saudite! appeared first on Telesport.