Jürgen Klopp, tani drejtor i aktiviteteve të futbollit në “Red Bull”, foli për rikthimin e mundshëm në stol, humbjen e Diogo Jota dhe ish-ekipin e tij, Liverpool. Për ndarjen tragjike nga jeta të Jota, gjermani u shpreh me emocion: “Si mund ta zëvendësosh dikë si Diogo? Nuk bëhet fjalë për lojtarin, por për personin. Ishte inteligjent, i dashur me të gjithë dhe tejkaloi çdo pritshmëri. Ende s’mund të flas për këtë normalisht. Ishte një tronditje e madhe për të gjithë”.

Sa i përket filozofisë së tij: “Të gjithë duhet të punojnë fort e të mbrojnë me mish e me shpirt. Nëse nuk je Lionel Messi, duhet të mbrosh. Unë s’e kam pasur Messin, prandaj të gjithë duhej të mbronin”.

Për një rikthim te Liverpool-i, ai tha: “Kam thënë se nuk do të stërvis më në Angli, por nëse bëhet fjalë për Liverpool-in…, teorikisht është e mundur”. Së fundi, mbrojti Florian Wirtz: “Është një talent i jashtëzakonshëm. Kush flet keq për të, do t’i hajë fjalët shpejt”.

 

The post Klopp: Thashë se nuk do të trajnoja më kurrë në Angli, por sërish Liverpool është e mundur appeared first on Telesport.