Michael Olise është padyshim një nga transferimet më të mira që Bayern ka bërë në gjithë historinë e tij, e sidomos në dy-tre dekadat e fundit. 23-vjeçari francez jo vetëm që u përshtat shpejt te bavarezët, por është kthyer në një lojtar kyç dhe të pazëvendësueshëm.

Forma e tij e mrekullueshme ka zgjuar interesimin serioz të klubeve të tjera të mëdha si Real Madrid apo dhe Liverpool. Megjithatë, te Bayern nuk tremben aspak nga interesi i këtyre klubeve, pasi janë të bindur që Olise të paktën deri në vitin 2029 do të jetë lojtar i tyre.

“Kontrata e tij është e vlefshme deri në qershor 2029, nuk ka klauzolë lirimi dhe Olise është në rrugën e duhur për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë në botë”, tha së fundmi, drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl, për 11FREUNDE.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit bavarez po punojnë për të rinovuar me Olise deri në vitin 2031.

The post Sa është klauzola e lirimit të Olise? Bayern iu mbyll derën njëherë e mirë ekipeve të interesuara për francezin appeared first on Telesport.