Janë luajtur mbrëmjen e së premtes dy ndeshjet e para të javës së 7-të dhe të fundit të fazës së parë të Superligës në volejboll për meshkuj. Dinamo fitoi 3-2 ndaj Tiranës në derbin kryeqytetas, një ndeshje që zgjati mbi dy orë (21-25, 26-24, 16-25, 25-19, 15-12).

Edhe pse bardheblutë kaluan dy herë në epërsi, duke fituar setin e parë dhe të tretë, po dy herë u arritën nga blutë, që s’hoqën dorë. Vendimtar seti i dytë për Dinamon, fituar në pikët shtesë dhe që mund të kishte vulosur fatin e sfidës në favor të Tiranës.

Në Durrës, skuadra e Vllaznisë fitoi 3-2 (25-19, 30-32, 25-19, 24-26, 15-7) ndaj Teutës vendase. Një ndeshje emocionuese dhe me rivalitet, ku të dyja skuadrat dueluan për fitoren edhe pse mikeshat nga Shkodra ishin disi më superiore, duke fituar në setin finale.

Superliga-Femra, Java e 7-të

Teuta – Vllaznia, 2-3

Tirana – Dinamo, 2-3

Skënderbeu – Korabi, 25 tetor

Partizani – Pogradeci, 25 tetor

Renditja: Dinamo 18 pikë, Pogradeci 16 pikë, Tirana 15 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Partizani 10 pikë, Vllaznia 5 pikë, Teuta 4 pikë, Korabi 0 pikë.

The post Dinamo fiton derbin me Tiranën dhe merr kreun e Superligës, triumfon edhe Vllaznia appeared first on Telesport.