Real Madrid doli i dëmtuar nga dueli i kundër Liverpullit në Ligën e Kampionëve, ndeshje e luajtur në “Anfield”. Humbja 1-0 në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve ndalon ecurinë evropiane të “los blancos” në renditje. Trajneri Çabi Alonso, duke komentuar ndeshjen potencoi se ndeshja ishte e barabartë.
“Ishte një ndeshje e ekuilibruar dhe në fund, pranuam shumë goditje nga këndi dhe faulle. Filluam pak ngadalë, por u përmirësuam në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, erdhën ato goditjet e lira të panevojshme. Pastaj humbëm iniciativën dhe ishte e vështirë për ne të arrinim në vijën e fundit për të krijuar rrezik. U përpoqëm të fillonim me një mesfushor të katërt, me Arda Guler më në qendër. Kjo humbje nuk ka të bëjë fare me humbjen 5-2 në ‘Metropolitano’. Ndeshja ishte e ekuilibruar dhe ishte një mënyrë shumë e ndryshme për të humbur sesa në ‘Metropolitano’. E mbajtëm fushën mirë dhe ka mënyra të ndryshme për të humbur”, tha Alonso.
The post Alonso: Kjo ndeshje duhej të mbyllej me barazim appeared first on Alsat.

