Observatori i Futbollit CIES, në edicionin e tij të 520-të të “Weekly Post”, publikoi listën e lojtarëve nën 20 vjeç me vlerën më të lartë të transferimit, sipas modelit të vet statistik. Në katër raste, vlera kalon 100 milionë euro. Në krye qëndron Lamine Yamal me vlerësimin marramendës prej 350 milionë eurosh, ndjekur nga Estêvão Willian (118 mln), Pau Cubarsí (113 mln) dhe Franco Mastantuono (102 mln).
Dhjetëshen e parë e plotësojnë Warren Zaïre-Emery (PSG), anglezët Ethan Nwaneri dhe Myles Lewis-Skelly (Arsenal), Geovany Quenda (Sporting CP, tashmë te Chelsea), Endrick Felipe (Real Madrid) dhe Lucas Bergvall (Tottenham).
Asnjë lojtar italian nuk renditet në pozitat e para. I pari që luan në Itali është Jesús Rodríguez i Comos (35 mln), pasuar nga Vasilije Adžić i Juventusit (25 mln). Francesco Camarda, 17 vjeç, është i pari italian me 24 milionë euro vlerësim, ndër më të rinjtë e listës. Pasojnë Honest Ahanor (17 mln) dhe Davide Bartesaghi (15 mln).
The post CIES rendit futbollistët “adoleshentë” më të shtrenjtë në botë, Yamal në krye appeared first on Telesport.

