Përfaqësuesja “A” e Maqedonisë në futboll, nesër (ora 18:00) do të zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Letonisë, para se të zhvillojë ndeshjen e fundit të këtij cikli kualifikues, përballjen si mysafirë kundër Uellsit në Kardif. Trajneri Blagoja Milevski theksoi se nuk do të ketë kalkulime, pasi që kur luan për përfaqësuesen e Maqedonisë duhet të jipet gjithmonë më e mira.

“Nuk ka nevojë të bëjmë llogaritje ose të kursejmë, sepse kemi kohë të mjaftueshme për të pushuar para ndeshjes kundër Uellsit në Kardif. Do të përpiqemi të provojmë disa opsione të ndryshme, si taktikisht ashtu edhe për të parë gjendjen fizike të të gjithë lojtarëve. Letonia është një ekip cilësor dhe fitorja është gjithmonë në mendjen tonë. Çdo ndeshje është e rëndësishme. Në këtë ndeshje, dua të shoh pamjen më të gjerë të Maqedonisë, duhet të mendojmë për të ardhmen. Ne gjithmonë e vëmë theksin te ekipi dhe kështu do të jetë edhe në këto ndeshje”, tha trajneri Blagoja Milevski.

Federata e Futbollit e Maqedonisë ka vendosur të sigurojë hyrje falas në tribunat e stadiumit “Todor Proeski” për ndeshjen miqësore me Letoninë, në shenjë mirënjohjeje për tifozët që kanë dhënë mbështetjen në këtë cikël kualifikues.

The post Milevski: Sfida me Letoninë na jep një pasqyrë për formën e futbollistëve appeared first on Alsat.