Gazetar: Miki Trajkovski

Fillimi i ndërtimit të deponisë rajonale për komunat e Rajonit Jugperëndimor dhe të Pellagonisë, pranë Novacit të Manastirit, do të presë deri në gjysmën e dytë të vitit 2026. Këtë për Alsat e konfirmuan edhe nga Ministria e Mjedisit. Fillimisht, nga aty për vitin 2024 thanë se ndërtimi do të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2025. Premtojnë se në 2026 do të fillojë ndërtimi edhe i deponisë Rusino. Ndërkaq, deri atëherë komunat do të vazhdojnë të hedhin mbeturinat, të cilat çdo ditë dërgojnë në deponitë e egra afër qyteteve. Ekologët thonë se ndërtimi i deponisë rajonale pranë Novacit po vonohet pa arsye.

“Ky projekt për ndërtimin e deponisë ishte përgatitur që në qershor të vitit 2017 dhe u rishikua në vitin 2021. Për të janë siguruar tashmë fonde edhe nga BE-ja dhe është marrë kredi nga BERZH, dhe janë përfshirë edhe të dy rajonet, ai i Pelagonisë dhe ai Jugperëndimor”, tha Gjoko Zoroski – ekolog.

Sipas Zoroskit, vendi i caktuar për deponinë rajonale paraqet një lokacion të përshtatshëm dhe që do t’i plotëson standardet për funksionim.

“Vendi ku do të ndërtohej kjo deponi nuk është tokë pjellore, por një ish-minierë qymyri ku ka mbetje të shkarkuara. Tokë totalisht e shkrete, larg zonave të banuara, dhe aty duhet të shkojë 50% e të gjithë mbeturinave që i gjenerojmë sot, për t’u përpunuar sipas të gjitha standardeve më të avancuara”, u shpreh Gjoko Zoroski – ekolog.

Në Novaci do të dërgohen mbeturinat nga Ohri, Struga, Resnja, Kërçova, Dibra, Manastiri, Prilepi dhe disa komuna të tjera. Komunat gjithashtu duhet të furnizohen me automjete për transport dhe kontejnerë për selektimin e mbeturinave. /Alsat.mk

The post Deponia në Novaci do të presë akoma, projekti është gati por është vazhduar afati i realizimit appeared first on Alsat.