Ka filluar ndërtimi i një mega parku të ri në komunën e Butelit, me sipërfaqe 8 mijë metra katrorë, në një vend ku tani ndodhet një hapësirë e braktisur. Kryetari i komunës, Darko Kostovski, tha se sipas projektit ky park do të jetë një nga më të bukurit në tërë Shkupin.
“Ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme është se vetëm disa ditë pas përfundimit të zgjedhjeve në Qytetin e Shkupit, kryetari Orce Gjorgjievski realizoi një nga projektet kryesore për komunën e Butelit, që është një park i madh dhe i bukur në vendbanimin Butel 1, më saktë pranë bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh”. Parku do të shtrihet në 8 mijë metra katrorë dhe me të vërtetë do të jetë ndoshta parku më i bukur në qytetin e Shkupit”, tha Kostovski.

