Saranda Imeri nga VLEN tha se ka sinjale nga deputetët e VMRO-DPMNE-së për ndryshime kushtetuese, që siç tha, e kanë parë realitetin se ndryshimet nuk mund të ketë progres, përcjell TV21. Imeri tha se disponimi te deputetët e VMRO-së është më ndryshe tani dhe se shumë shpejtë do të ketë edhe hapa konkret.

“Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, futjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, ka dritë në fund të tunelit. Pasi në bisedë e sipër me kolegët tanë të koalicionit qeveritarë nga ana e VMRO-së, kemi parë sinjale me të cilat edhe ata e shohin më në fund realitetin sepse pa ndryshime kushtetuese nuk mund të ketë progres”, tha Saranda Imeri.

-Po thoni se mund të binden?

Mund të binden, ata e kanë pranuar atë realitet dhe unë mendoj që së shpejti do të ketë diçka konkrete“, deklaroi Imeri.