Jozyrtarisht, TV21 mëson se shefi i kabinetit të Izet Mexhitit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikin Hapësinor, Nedim Rama pritet të emërohet drejtor në NOMAGAS. Ky ndryshim në operatorin e sistemit të transmetimit të gazit natyror në Republika e Maqedonisë së Veriut vjen pasi drejtori paraprak, Muhamed Elmazi,në zgjedhjet e 19 nëntorit, u zgjodh kryetar në komunën e Sarajit.

