Janë zhvilluar ndeshjet e raundit të tretë të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Partizani kampion kryeson renditjen në Grupin A me pikë të plota.

Të kuqtë e trajnerit Tomorri mposhtën me vështirësi 3-0 Studentin në derbin kryeqytetas (25-22, 27-25, 25-19). Dy setet e para ishin të ekuilibruara, ndërsa në të tretin Partizani dominoi e fitoi pa probleme.

Në Grupin B, Tirana nis shkëputjen pas fitores 3-0 ndaj Erzenit (25-18, 25-22, 25-12). Bardheblutë ishin superiorë në parket në cdo drejtim, duke e merituar fitoren.

Po në këtë grup, fiton edhe skuadra e Vllaznisë, që në Shkodër mposhti 3-0 Elbasanin e vendit të fundit (25-20, 25-15, 25-19). Skuadra shkodrane ngjitet e vetme në vendin e dytë.

Meshkuj – Grupi A (java 3)

Studenti – Partizani, 0-3

Skënderbeu (pushim)

Renditja: Partizani 6 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Studenti 0 pikë.

Meshkuj – Grupi B (java 3)

Vllaznia – Elbasani, 3-0

Erzeni – Tirana, 0-3

Renditja: Tirana 9 pikë, Vllaznia 6 pikë, Erzeni 3 pikë, Elbasani 0 pikë.

The post Partizani dhe Tirana komandojnë renditjen në Kupën e Shqipërisë, me një këmbë në gjysmëfinale appeared first on Telesport.