Kosova dhe Zvicra luajnë sonte në mbrëmje ndeshjet e tyre të parafundit për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Dardanët luajnë në transfertë ndaj Sllovenisë, helvetët presin në fushën e tyre Suedinë.

Ndërsa të martën, në “Fadil Vokrri”, Kosova dhe Zvicra do të përballen mes tyre në ndeshjen e fundit, që me siguri do të vendosë renditjen përfundimtare në grupin B.

Ndërkohë, Xherdan Shaqiri që mund të konsiderohet fare mirë legjendë e Zvicrës, në një intervistë të fundit për medien helvete “SRF”, u vu në vështirësi me pyetjen se për kë ekip do të bëjë tifo të martën.

“Dua që të dyja ekipet të bëjnë mirë, por unë do të mbështes Zvicrën”, tha Shaqiri.

The post Për kë ekip do të bëjë tifo të martën? Shaqirin nuk tregohet aspak diplomatik me përgjigjen e tij appeared first on Telesport.