Në stadiumin olimpik të Katalonjës, Barcelona e femrave ka fituar 4-0 ndaj Real Madridit në “El Clasico-n” e parë të këtij sezoni. Katalanaset shënuan dy herë në pjesën e parë me sulmuesen e tyre polake, Eëa Pajor, në minutat 15′ dhe 30′. SHIKOGOLAT
Në minutën e 80-të, madrilenet humbin shansin e artë për të ngushtuar shifrat, pasi Caroline Weir gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. E sapofutura në fushë, Sydney Schertenleib shënoi golin e tretë për Barcelonën në minutën e parë shtesë të pjesës së dytë. Dy minuta më pas, Aitana Bonmati vulos fitoren 4-0 të Barcelonës me golin e saj. SHIKOGOLIN
Pas 11 javëve, femrat e Barcelonës kryesojnë me 30 pikë, Real Madrid ndek në vendin e dytë me 23 pikë.
Në vend të tretë po me 23 pikë renditet Real Sociedad, por me një ndeshje më pak, ekipi i vetëm që ka mundur Barcelonën këtë sezon, 2-0, pasi katalanaset regjistrojnë 10 fitore dhe 1 humbje.
The post Atë që nuk e bënë dot meshkujt, e bëjnë femrat. Barcelona fiton thellë në “El Clasico-n” e parë të këtij sezoni (video) appeared first on Telesport.
