Më poshtë ju sjellim opinionin e plotë të ish deputetit dhe profesorit universitar Ruzhdi Matoshi:
Gjuha shqipe dhe mos zbatimi i ligjit!
Rugës për në Strugë po i kaloja kilometrat e lëshuar të autostradës, e cila filloji në decenien e kaluar dhe është futur në decenien e dytë të saj dhe ende nuk është gati realizimi i saj.
Ajo që më bëri përshtypje ishin tabelat e orientimit ku janë të shënuar emrat e qyteteve nga shkon autostrada, ishin vetëm në gjuhën Maqedonase dhe Angleze.
Edhe pse dispozita ligjore e ligjit për gjuhët e udhëzon çdo administratorë të respektojë ligjin e gjuhëve, shqipja nuk gjenë zbatim.
E kuptoj tash më qasjën e VMRO së e cila në çdo rast nuk zbaton, ose lufton ti minimalizoj të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por nuk e di pse përfaqësusit tanë në ekzekutiv pse nuk reagojnë dhe nuk ndërmarin së paku veprime komunikimi me partnerin e koalicionit për këto raste të shkeljës flagrante të gjuhë shqipe!
Sigurisht Afrim Gashi, Bekim Qoku, Izet Mexhit dhe Bilall Kasami udhëtojnë për Ohër dhe Strugë besoj se i shohin veprimet e tilla të tabelave ku nuk përfillet gjuha shqipe të cilën ligji e lejon të përdorët dhe të zbatohet, së paku ia keni borxh opinionit publik të ia tregoni se çka është puna dhe pse meren keshtu veprime kundër gjuhës shqipe.
Dy fjalë edhe për deputet të opozitës shqiptare, zëri juaj është larg për të dëshiruar si reagim opozitar mare ju qoft për qasjën dhe mos reagimin opozitarë.
Deputet të opozites dilni merni disa ngjyra dhe shkruani emrat shqip, zbatone ligjin o të mjer pse ju kemi bërë deputet që të keni imunitet në zbatimin e ligjit.
Ps: Telekomi e paska hek susten shtypni 2 nëse dëshironi shqip, tash qenka vetëm Zdravooooooo…..
