Bilanci i parë i aventurës së re të Igli Tares te Milani është shumë pozitiv. I ardhur në fund të majit, drejtori sportiv solli entuziazëm me goditjet në merkato, mbi të gjitha me ardhjen e Massimiliano Allegrit. Me teknikun livornez, Milani po rikthen pozitat e kreut dhe synon Champions-in, ose “edhe diçka më shumë”.

Tare e pranon: “Do të isha gënjeshtar po të thoja se nuk dua ta fitoj titullin. Rruga më e shkurtër kalon përmes shumë detajeve. Kemi sjellë 19 lojtarë dhe kemi larguar 23”. Ai shtoi: “Jemi në rrugë të mbarë. Dua të fitoj trofe të rëndësishëm. Ibra? Me të argëtohesh gjithmonë”. Mungesa e kupave europiane po i jep Milanit kohën e duhur për përgatitje: “Mund të punojmë mbi detajet, gjë e pamundur me angazhimet europiane”.

Tare kërkon të sjellë te Milani frymën e “familjes” së Lazios. Ka një raport shumë të fortë edhe me Allegrin: “Max transmeton emocione”. Për derbin: “Jam tifoz i Milanit, derbi është shumë special. Ky derbi është i rëndësishëm, por jo vendimtar”. Për merkaton: “Nuk po mendojmë ende, do të jemi të vëmendshëm ndaj çdo mundësie”.

The post Tare nuk fshihet: Titulli? Jemi në rrugë të mbarë. Derbi i rëndësishëm, por jo vendimtar appeared first on Telesport.