Janë luajtur ndeshjet e raundit të katërt të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Tirana është skuadra e parë gjysmëfinaliste, që avancon më tej pas fitores 3-0 ndaj Elbasanit jashtë fushe (25-19, 25-15, 25-18).
Një ndeshje e dominuar e fituar me meritë nga bardheblutë, që udhëheqin në Grupin B me 12 pikë të plota. Në këtë grup beteja është për vendin e dytë mes Vllaznisë dhe Erzemit, me shijakasit që fituan 3-1 ndaj shkodranëve (25-20, 20-25, 26-24, 25-21).
Një ndeshje e dueluar fort nga të dyja skuadrat, që deri në fund dhuruan spektakël në fushë. Tashmë të dyja ekipet kanë nga 6 pikë dhe vemdimtare dp të jenë përballjet e fundit dhe pikët në ndeshjet direkte.
Në Grupin A, ekipi i Skënderbeut fitoi 3-1 në kryeqytet ndaj Studenti (25-22, 16-25, 25-23, 26-24). Një ndeshje e fortë dhe e ekuilibruar deri në fund, me korcarët që bënë diferencën në momentet vendimtare dhe barazohen me pikë me Partizanin në krye.
Meshkuj – Grupi A (java 4)
Studenti – Skënderbeu, 1-3
Partizani (pushim)
Renditja: Partizani 6 pikë, Skënderbeu 6 pikë, Studenti 0 pikë.
Meshkuj – Grupi B (java 4)
Erzeni – Vllaznia, 3-1
Elbasani – Tirana, 0-3
Renditja: Tirana 12 pikë, Vllaznia 6 pikë, Erzeni 6 pikë, Elbasani 0 pikë.
The post Kupa e Shqipërisë/ Tirana siguron një vend në gjysmëfinale, fitojnë Skënderbeu dhe Erzeni appeared first on Telesport.
