Piloti britanik i McLaren, Lando Norris, siguroi “pole position” në pistën e Las Vegas, ku zhvillohet gara e radhës së Botërorit të Formula 1. Ai dha kohën 1’47”934, duke qenë më i shpejti në pistën e lagur qytetase amerikane.
Në vendin e dytë u rendit Max Verstappen me Red Bull, që kompleton kështu vijën e parë të nisjes. Në vendin e tretë u klasifikua spanjolli Carlos Sainz me Williams, ndërsa britaniku George Russell me Mercedes do ta nisë garën nga vendi i katërt.
Provat e sotme zyrtare u zhvilluan në një pistë të lagur për shkak të shiut. Pilotët i nisën ato me gomat për pistë të lagur dhe i mbyllën me gomat e ndërmjetme, por për fat nuk pati incidente të mëdha që të ndalninwprovat.
Vetëm i pesti Oscar Piastri me McLaren, që nuk po arrin dot të ketë të njëjtën paraqitje si shoku i tij i skuadrës. Në “top-10” u renditën edhe Liam Laëson (6), Fernando Alonso (7), Isack Hadjar (8), Charles Leclerc (9) dhe Pierre Gasly (10).
Ferrari u paraqit dobët si me Leclerc ashtu edhe me Lewis Hamilton. Ky i fundit do ta nisë garën nga vendi i 20-të, vendi i fundit, pasi nuk u përshtat dot me pistën e lagur. Makina tjetër Mercedes, ajo e Kimi Antonelli, do ta nisë garën nga vendi i 17-të.
The post Norris siguron “pole position” mes shiut në Las Vegas, ndjek Verstappen, dobët Piastri, Hamilton i fundit appeared first on Telesport.
