Reshjet e dendura mbrëmë në Tetovë bënë që njësia kundër zjarrit të intervenojë në 20 lokacione. Shumica e thirrjeve kanë qenë për ujë në bodrume dhe nënkalime.
Zjarrfikës it kanë ndërhyrë për të nxjerrë nga uji një furgon me 11 pasagjerë, i cili ishte bllokuar në nënkalimimin në rrugën që të çon në fshatin Saraqinë. Katër zjarrfikës me një automjet kanë ndërhyrë që me litar të nxjerrin automjetin.
Nga komuna e Tetovës thonë se ekipet e tyre janë në terren për të zgjidhur situatën e krijuar nga moti i ligë.
Rikujtojmë se muaj më parë, nga të reshurat e dendura dhe breshëri në Tetovë, u dëmtuan mbi 500 prona me të mbjella bujqësore, objekte banimi apo dyqane.

