Trajneri i Arrsenalit, Mikel Arteta i vlerësoi shumë futbollistët e Bajern Munihut, që janë në formë të shkëlqyer.

“Bajerni është në një moment të shkëlqyer. Niveli i qëndrueshmërisë, rezultateve dhe performancave që po tregojnë çdo javë është shumë mbresëlënës. E dimë këtë, por është gjithashtu një mundësi e madhe për ne që të tregojmë se çfarë jemi të aftë të bëjmë. Jemi përgatitur mirë, edhe sepse e dimë rëndësinë e ndeshjes. Jemi në një pozicion vërtet të favorshëm dhe duam ta ruajmë atë. Kemi një ndeshje të bukur dhe shumë impenjative që na pret”, tha fillimisht tekniku spanjoll.

Sa i takon Bajernit, ai pranoi se ky është lloji i kundërshtarit që duan.

“Pikërisht këto janë ndeshjet që dëshirojmë t’i luajmë në këtë kompeticion. Kemi qenë shumë të qëndrueshëm në të dy kompeticionet, edhe ata kanë qenë të qëndrueshëm. Është një provë e mirë për ne”, tha trajneri i Arsenalit. Arteta, ka thënë se skuadra edhe ndaj gjermanëve në Ligën e Kampionëve, duhet ta tregojë të njëjtin ritëm dhe agresivitet si në ndeshjet e fundit, për të vazhduar serinë positive.

Arsenali dhe Bajerni e kanë filluar sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, me nga dymbëdhjetë pikë të grumbulluara në katër ndeshjet e para të Fazës së Ligës.

Londinezët e Arsenalit janë të motivuar pas fitores së madhe në derbin kundër Totenhemin, teksa kanë 15 ndeshje pa humbje në të gjithë kompeticionet.

The post Mikel Arteta: Bajerni, një provë e mirë për ne appeared first on Alsat.