Regjisori legjendar James Cameron, i njohur për filmat epikë të aksionit dhe sidomos për “Terminator 2”, ka paralajmëruar se inteligjenca artificiale (AI) mund të çojë drejt një pushtimi robotësh dhe një krize ekzistenciale për njerëzimin, të ngjashme me skenarët që ai vetë ka sjellë në ekran, shkruan A2. Në një intervistë të fundit për Puck, fituesi i Çmimit Oscar, sot 71 vjeç, tha se zhvillimi i pakontrolluar i AI përbën rrezik të drejtpërdrejtë për shoqërinë dhe rolin e njeriut.
Megjithëse Cameron kritikon fuqishëm AI, pranon se po e studion nga afër këtë fushë. Regjisori u bashkua këtë vit me bordin e Stability AI për të kuptuar më mirë zhvillimet teknologjike dhe mënyrat se si mund të përdoren për të ulur kostot e filmave me efekte të mëdha speciale. Ai ka deklaruar se filmi i tij i ardhshëm, “Avatar: Fire and Ash”, do të nisë me shënimin: “Asnjë inteligjencë gjenerative nuk është përdorur në realizimin e këtij filmi”.
Megjithatë, fansat e kanë quajtur “hipokrit”, duke e kritikuar për përdorimin e AI teksa paralajmëron rreziqet e saj. Sërish, Cameron insiston se artistët duhet të mbrojnë vlerën njerëzore dhe të mos lejojnë që teknologjia ta zëvendësojë kreativitetin e vërtetë.
The post “Robotët do ta bëjnë filmin tim realitet”, paralajmërimi i regjisorit të “Terminator” appeared first on Alsat.
