Festa e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori u shënua e u festua edhe në Çair. Fëmijë nga shkolla fillore “Ismail Qemali” performuan të veshur kuq e zi. Shqipëria feston 113 e pavarësisë. Pyetëm nxënësit se çfarë feste është sot dhe se kush e ngriti flamurin në Vlorë.

“Sot është festa e 28 Nëntorit, dita e flamurit. Kush e ka ngritur flamurin? Ismail Qemali. Në Vlorë apo? Po në Vlorë….
Çfarë feste kemi sot? 28 Nëntori! Çfarë feste është 28 Nëntori? Është dita e flamurit. Kush e ngriti flamurin në Vlorë? Ismail Qemali…

A je e lumtur sot? A ke vallëzuar? Për cilën festë vallëzove për 28 nëntorin apo? Po! Çfarë feste është sot? Dita e flamurit!”, tha një nxënës.

E jashtë objekteve shkollore, Shkupi dukej i zbehtë. Flamuj kombëtar ishin vendosur vetëm nëpër shtylla në bulevardet kryesore të komunës. Në Çarshi të Vjetër, nuk vëremë zbukurime me flamuj kombëtarë. Çarshia dukej si ditëve të tjera të zakonshme. Në pritje të manifestimit, një qytetar kishte dalë në mot të ftohtë për të shitur veshje, shalle, zurla e plisa, të gjitha me shqiponjën dy krenare. /Alsat.mk

The post 28 Nëntori u shënua edhe në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Çair appeared first on Alsat.