Gazetar: Angel Dimovski
Nga 1 dhjetori, qytetarët do të paguajnë fatura më të larta të ngrohjes. Komisioni Rregullator Energjetik njoftoi sot se çmimi i ngrohjes për familjet do të rritet mesatarisht 5.9 për qind. Kjo do të thotë se fatura mesatare mujore do të rritet rreth 130 denarë – nga 2,200 në 2,330 denarë. Kryetari i KRRE-së Marko Bislimoski, theksoi se arsyeja e vetme për korrigjimin ishte investimi i parlajmëruar në rinovimin dhe zgjerimin e rrjetit të shpërndarjes, i cili daton që nga vitet 1960. Sipas tij, rrjeti ka kaluar prej kohësh përmes pronarëve të ndryshëm, madje nga viti 2023 është nën administrimin e një kompanie shtetërore.
“Arsyeja e vetme për këtë rritje të çmimit të ngrohjes, është se në periudhën e ardhshme do të investohet në zhvillimin e rrjetit të shpërndarjes, i cili është ndërtuar në mesin e viteve 1960, dhe në periudhën e kaluar kanë ndryshuar disa pronarë, dhe më në fund një kompani shtetërore filloi ta menaxhojë atë në vitin 2023”, tha Marko Bislimovski – Kryetar i Komisionit Rregullator  Energjetik.
Bislimoski theksoi se investimet janë të nevojshme për të zvogëluar defektet, për të përmirësuar cilësinë e furnizimit dhe për të krijuar kushte për zgjerimin e ardhshëm të rrjetit të furnizimit me ngrohje. Ai theksoi se kostoja e kërkuar nga EMV për rreth 150 punonjës nuk u njoh në çmimin për energji termike.
Komisioni Rregullator vendosi gjithashtu për çmimet e reja të ngrohjes dhe sistemet e EMV Energjetikë dhe Shkup Veri, ku rritja ishte rreth 7 për qind. Kryetari Marko Bislimoski, shpjegon se sistemi më i madh në qytet u shërben mbi 60,000 përdoruesve, dhe se është koha që gradualisht të bashkohen rrjetet,  që të mos vendosen çmime të ndryshme për të njëjtën kompani.
“Ne gjithashtu morëm një vendim për EMV energjetikë, ku rritja e çmimeve ishte 7.6% dhe për Shkup Veri 7.7%. Sistemi më i madh i energjisë termike furnizon mes 62 mijë – 63 mijë konsumatorë, në Zhelezarë kemi rreth 1900 konsumatorë dhe në Shkup Veri kemi rreth 450 konsumatorë . Është e qartë se ky sistem i madh është më i rëndësishmi, dhe ajo që kërkuam nga EMV është që në periudhën e ardhshme dhe sistemi në Zhelezarë të shkrihet ngadalë me sistemin e qytetit, sepse nuk ka kuptim që e njëjta kompani të vendosë dy çmime të ndryshme“, shtoi Marko Bislimovski – Kryetar i Komisionit Rregullator  Energjetik.
Bislimovski theksoi se në periudhën e ardhshme, më shumë shkolla fillore, gjinekologjia në Çair, pritet të bashkohen mbi rrjetin që është Shkup-Veriu. Ai shtoi se situata në Shkup Veri, është e qëndrueshme për të dytin vit. Rregullatori tha se është në faze miratimi një ligj i ri në Kuvend, i cili mundëson aty ku ndërtohen ndërtesa të reja dhe ka një rrjet të zhvilluar të energjisë termike domosdo të lidhen me sistemin. /Alsat.mk

 

The post Nga 1 dhjetori, faturat e ngrohjes qendrore do të shtrenjtohen appeared first on Alsat.