Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se pa ndërhyrjen e tij, Rusia do ta kishte pushtuar të gjithë Ukrainën.

Në një postim në platformën X, ai u shpreh gjithashtu se falë presionit të tij, vendet aleate të NATO-s kanë rritur kontributet në mbrojtje nga 2% në 5% të PBB-së dhe tani po paguajnë “menjëherë”.

Trump përsëriti pretendimin se ka ndaluar tetë luftëra dhe ka shpëtuar miliona jetë, ndërsa u shpreh se përpjekjet e tij për paqe nuk janë vlerësuar si duhet, duke përmendur edhe çmimin Nobel për Paqe në Norvegji.

Ai mbajti ton triumfalist dhe theksoi se politika e tij ndaj Kremlinit ka qenë vendimtare për mbrojtjen e Ukrainës.