Kryeministri polak, Donald Tusk ka deklaruar se Polonia nuk do të dërgojë ushtarë në Grenlandë, ndërsa shtoi se një sulm nga një vend i NATO-s në territorin e një vendi tjetër do të ishte “fundi i botës”.
Më tej ai hodhi dyshimet se një muaj më parë një organizatë e lidhur me inteligjencës ruse qëndron pas një sulmi kibernetik që ka shenjëstruar infrastrukturën energjetike të Polonisë.
“Ka arsye të forta për të besuar se një organizatë e lidhur me inteligjencën ruse qëndron pas një sulmi kibernetik që shënjestroi infrastrukturën energjetike të Polonisë në dhjetor”, tha gjithashtu sot kryeministri polak Donald Tusk.
Tusk shtoi se, për shkak se sistemet mbrojtëse të Polonisë funksionuan mirë, sulmi nuk kërcënoi infrastrukturën kritike dhe praktikisht nuk pati pasoja negative.
“Ka shumë arsye për të besuar se ato u përgatitën nga grupe të lidhura drejtpërdrejt me shërbimet ruse, nuk dua të spekuloj, por nuk mendoj se kemi ndonjë dyshim për burimet e frymëzimit. Dua të them se Polonia e mbrojti veten nga përpjekjet për destabilizim dhe infrastruktura e saj nuk u kërcënua për asnjë moment”, tha Tusk në një konferencë për shtyp.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Grenlanda është jetike për sigurinë e SHBA-së dhe se Shtetet e Bashkuara duhet ta marrin atë për të parandaluar që ajo të pushtohet nga Rusia ose Kina. Ai ka thënë se të gjitha opsionet janë në tryezë për sigurinë e territorit, i cili është një rajon autonom i Danimarkës.
