Trajneri i Man. Sitit, Pep Guardiola, në një deklaratë për mediat, ka shpjeguar se përse ky vit nuk është si sezoni i kaluar.

“Ky sezon nuk ngjan me atë të shkuarin dhe arsyeja është mjaft e qartë. Është mënyra se si luajmë dhe energjia që kemi”, u shpreh Guardiola.

 

Më tej, ai konfirmoi arsyen e vërtetë.

 

“Mbetet e thjeshtë. Energjia dhe mënyra se si luajmë ka shtuar rastet që krijojmë, duke sjellë edhe një rritje të golave të shënuar. Vjet thjesht nuk e fusnim dot topin shumë shpesh në rrjetë. Këtë sezon është më ndryshe, kaq është diferenca. Nuk është vetëm një lojtar, janë shumë“, tha Guardiola.

The post Guardiola: Sivjet është ndryshe mënyra se si luajmë dhe energjia appeared first on Alsat.