LSDM vazhdon të jetë kategorik kundër shfuqizimit të Qeverisë teknike pasi e konsiderojnë si mjet i vetëm për organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike. Opozita maqedonase paralajmëron se do të angazhohet maksimalisht që Qeveria Teknike të mbetet.
“Fillimisht duhet të sqarojmë se Qeveria e Përzhinës ose teknike është dhe do të jetë kusht themelor për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike dhe normale sepse në Maqedoni nuk ka kushte për këtë. LSDM do të vazhdojë me të gjitha mjetet demokratike të angazhohet për qeveri teknike, respektivisht që qeveria e Përzhinës të vazhdojë të funksionojë në sistemin ligjor pozitiv në Maqedoni”, tha Jon Fërçkovski, LSDM. /Alsat.mk
The post LSDM-ja nuk lëshon pe, kundërshton kategorikisht shfuqizimin e Qeverisë teknike appeared first on Alsat.
