Janë luajtur takimet e raundit të 25-të të sezonit të rregullt të Euroleague. Skuadra turke e Fenerbahce është ngjitur për herë të parë këtë sezon në krye të renditjes pas fitores 75-62 në derbi ndaj Anadolu Efes.

Një javë për t’u harruar kjo për spanjollët, pasi Real Madrid u mund 98-92 në fushën e Paris Basketball. Ndërsa Barcelona u mund 87-75 në Athinë nga Olympiacos, me grekët që ngjiten në vendin e dytë.

Fitojnë ekipet italiane të Virtus Bologna e Armani Milano, por ato vazhdojnë të jenë jashtë zonës play out. Në vendin e tretë ndodhet Hapoel Tel Aviv, që u mund 79-64 në fushën e tij nga Bayern Munich.

Euroleague-Raundi i 25-të

Paris Basketball – Real Madrid, 98-92

Fenerbahce – Anadolu Efes, 79-62

Hapoel Tel Aviv – Bayern Munich, 64-79

Olympiacos – Barcelona, 87-75

Armani Milano – Partizan Beograd, 85-79

Valencia Basket – Maccabi Tel Aviv, 94-83

Monaco – Virtus Bologna, 82-84

Crvena Zvezda – Dubai Basketball, 95-92

Baskonia Gasteiz – Zalgiris Kaunas, 102-91

Villeurbanne – Panathinaikos, 78-79

The post Fenerbahce merr kreun e Euroleague, humbasin Barcelona e Real Madrid, triumfojnë italianët appeared first on Telesport.