Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se “Ukraina nuk po humb”, në një intervistë për The Atlantic, duke theksuar se vendi i tij vazhdon rezistencën ndaj agresionit rus.

Ai u shpreh se ndalimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës do të ishte “fitorja më e madhe” për ish-presidentin amerikan Donald Trump, sidomos në aspektin politik dhe përpara zgjedhjeve të ndërmjetme në SHBA.

“Nuk ka fitore më të madhe për Trump sesa të ndalojë luftën midis Rusisë dhe Ukrainës”, citohet të ketë thënë Zelensky. “Për trashëgiminë e tij, është nr. 1”.

Zelensky theksoi se Ukraina është e gatshme për negociata, por vetëm mbi baza të drejta dhe me një paqe të qëndrueshme, jo një marrëveshje të shpejtë për arsye politike.

The post “Ukraina nuk po humb” — thotë Zelensky appeared first on Alsat.