Takimi ishte kurioz të shtunën në mbrëmje mes dy ish-lojtarëve të mëdhenj të Juventusit, pikërisht Cristiano Ronaldos dhe Wojciech Szczesny. Në periferi të ndeshjes së fituar nga Portugalia 3-1 në shtëpi, ndaj Polonisë, portieri vizitoi ish-bashkëlojtarët e tij të kombëtares në dhomat e zhveshjes, gjithashtu takoi edhe CR7.
Rasti ishte i duhuri për një foto të fëmijëve të Szczesny me Cristiano Ronaldon, por edhe një përshëndetje miqësore mes dy lojtarëve që ndanë një periudhë 3-vjeçare të përbashkët te Juventusi. “Mundo Deportivo”, përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë një video, në të cilën shihet biseda mes të dyve, me CR7, i cili duket qartë se e “përbuz” Juventusin.
“Kam nënshkruar për Barcelonën…”, – i thotë portieri polak Ronaldos. “E di”, – ishte pranimi i këtij fakti nga CR7, i cili më pas bën shaka, jo pa ironi indirekte për bardhezinjtë: “Duhej të tërhiqeshe nga futbolli për të nënshkruar me një klub të madh…”
The post CR7 takohet me Szczesny dhe “përbuz” Juventusin: Duhej të tërhiqesh për të nënshkruar me një klub të madh… appeared first on Telesport.

