Përkeqësohet situata e mbrojtësit David Alaba. Ish-lojtari i Bayern pësoi një këputje të ligamenteve të gjurit dhe iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale këtë vit, teksa pritej rikthimi në nëntor, por gjërat kanë ndryshuar.
“Marca” raporton se austriaku do të mund të rikthehet në stërvitje në janar 2025. Ai duket se ndien dhimbje sa herë vë këmbën në tokë me intensitet.
Ligamentet e gjurit të tij janë “holluar” dhe ka fërkim të kockave. Deri tani, stafi mjekësor i Los Blancos nuk ka një zgjidhje specifike për Alabën.
Mund të ndodhë që ai të humbë jo vetëm këtë sezon, por edhe karrierën, sepse mosha e tij nuk premton për rikuperim të shpejtë. Urojmë që ky skenar të mos jetë në fatin e tij.
The post Lajm i keq për Real Madrid: Alaba rrezikon të mbyllë karrierën para kohe appeared first on Telesport.

