Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Masar Omeragiç, njoftoi se sot vendi është nikoqir i presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, përcjell TV21. Gjatë takimeve pritet të diskutohen hapa konkretë për zhvillimin e infrastrukturës dhe për përmirësimin e kategorive të të rinjve, me qëllim avancimin e futbollit në Maqedoni.

“Sot jemi nikoqirë të presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin. Vizita është një konfirmim i bashkëpunimit të fortë dhe mbështetjes që kemi nga UEFA. Do të diskutojmë për hapa konkretë, nga infrastruktura deri te zhvillimi i kategorive të të rinjve. Vazhdojmë me punë dhe me një vizion të qartë për përparimin e futbollit maqedonas”, shkroi Omeragiç.